image Ahmeti njofton se MSH-ja ka aprovuar importin e testeve serologjike

Shëndetësi

Ahmeti njofton se MSH-ja ka aprovuar importin e testeve serologjike

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se kanë marrë leje për importin e testeve serologjike, që ishin të ndaluar nga marsi i këtij viti.

Gjithashtu, Ahmeti ka njoftuar se Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste dhe laboratore private.

“Për korrektësi, ju informojmë se kemi marr lejen për importimin e testeve serologjike e të ndaluara që nga Marsi i këtij viti! Po ashtu qenka nënshkruar nga Ministri Zemaj udhëzimi administrativ që përfshin standardet për teste edhe për laboratoret private”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160076087557166