Ahmeti nënshkruan marrëveshje me ambasadoren franceze për trajtimin e ujërave të zeza
Sinjali.com
09 Qershor 2020 16:27
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadën franceze për projektin e trajtimit të ujërave të zeza.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është takuar me Ambasadoren franceze, Marie- Christine Butel dhe kanë nëshkruar marrëveshjen, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kryetari Shpend Ahmeti me Ambasadoren e Republikës së Francës Marie-Christine Butel ka nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Komunës. /Gazeta Sinjali/.