Kryetarit të Prishtinës dhe ish-kryetarit të PSD-së, Shpend Ahmetit nuk i kanë pëlqyer fjalimet opozitare gjatë seancës së sotme plenare.
Ahmeti i ka quajtur të dobëta fjalimet, ndërsa ka veçuar fjalimin e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamzës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Fjalime të dobëta opozitare përvec atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit qeverisës. Tjerat po duken inate dhe siklet. Ka nevojë për opozitë përmbajtësore”, ka shkruar Ahmeti.
Hamza tha se 3 miliardë euro, sa përmban buxheti i Kosovës nuk mjaftojnë për ta implementuar programin qeverisës të cilin e paraqiti kryeministri në ardhje Albin Kurti. /Gazeta Sinjali/