image Ahmeti në Ditën e Refugjatëve: E kush më mirë se ne ia di kuptimin kësaj dite

Kosovë

Ahmeti në Ditën e Refugjatëve: E kush më mirë se ne ia di kuptimin kësaj dite

news image

Në Ditën Botërore të Refugjatëve, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kujtuar refugjatët në të gjithë globin për forcën e guximin që u detyruan të largohen nga vendlindjet e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se ”E kush më mirë se ne ia di kuptimin kësaj dite!”.

“Shumë prej nesh kanë lënë gjithçka pas vetes në kërkim të një jete më të mirë nëpër botë. Edhe sot çdo minutë, 20 njerëz në botë bëhen refugjatë”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Në Ditën Botërore të Refugjatëve kujtojmë refugjatët në të gjithë globin dhe forcën e guximin e njerëzve që detyrohen të largohen nga vendlindjet e tyre për t’i shpëtuar konflikteve, varfërisë ose persekutimit.

E kush më mirë se ne ia di kuptimin kësaj dite! Shumë prej nesh kanë lënë gjithçka pas vetes në kërkim të një jete më të mirë nëpër botë.

Edhe sot çdo minutë, 20 njerëz në botë bëhen refugjatë.

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve këtë vit , si pasojë e #covid19 dhe e ndryshimeve të mëdha shoqërore, i gjen në situata më të rënda refugjatët gjithandej nëpër botë.

Të angazhohemi që të i ndihmojmë të gjithë refugjatët që qëndrojnë apo kalojnë nëpër shtetin tonë, gjithmonë me dinjitet.