Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka ironizuar me testimin e sotëm të unazës qendrore në kryeqytet.
Si shkak i tollovisë së madhe të krijuar në kryeqytet Ahmeti ka shtruar pyetjen se mos kanë ardh me i ndërruar targat nga veriu i Kosovës.
“Mos jon ardh me i ndërru targat krejt kerret nga veriu”, ka thënë Ahmeti.
Testimi i sotëm ka shkaktuar bllokadë të madhe në mëngjes e tash pasdite, ku qytetarët kanë hedhur kritika të shumta ndaj kryetarit Përparim Rama.