Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se lokaleve dhe bizneseve që janë mikes, ushqim dhe shërbim u lejohet vetëm të shesin.
Ahmeti ka thënë se lokalet si furrat, qebaptoret e të tjera, kanë të drejtë vetëm të shesin, e jo të shërbejnë në tavolina, transmeton Gazeta Sinjali.
“Lokalet dhe bizneset që janë mikse/ushqim edhe shërbim lejohet vetëm të shesin. Pra furrat, qebaptoret, etj kanë të drejtë vetëm të shesin por jo edhe të shërbejnë (në tavolina)”, ka shkruar ai në Facebook.
Më tej, i pari i Prishtinës ka thënë se duhet të ruhet distanca dhe radhët jashtë lokalit.
Në Kosovë, aktualisht numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 13./Gazeta Sinjali/