image Ahmeti tregon ku mund të merrni leje për të qarkulluar në Prishtinë

Masat/ Ahmeti tregon ku mund të merrni leje për të qarkulluar në Prishtinë

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar se lejet për qarkullim për të hyrë e dalë nga Prishtina i lëshon qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe se brenda territorit vlejnë rregullat e njëjta si më parë.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se Prishtina nuk mund të bllokohet tërësisht sepse shkakton pasoja të rënda ekonomike.

“Kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të komunave tjera e punojnë në Prishtinë si dhe zë lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera. Prishtina është kryeqytet dhe kapilari kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike”, ka shkruar Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159673379587166