image Ahmeti kundër mbylljes totale: Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë

Kosovë

Ahmeti kundër mbylljes totale: Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kundërshtuar ashpër mbylljen e dytë të vendit dhe ka kërkuar masa të arsyeshme, të cilat vërtet ndikojnë në uljen e rasteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti po ashtu thekson se nuk mund të ketë mbyllje, pasi që vlerëson se duhet të ketë ndihmë për bizneset ekonomike.

“Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme! Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë! Po masave për ngadalësim të covid, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në numra. Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurrfarë efekti”, ka shkruar Ahmeti në Twitter./Gazeta Sinajli/