image Ahmeti ka një njoftim për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19

Shëndetësi

Ahmeti ka një njoftim për qytetarët e Prishtinës të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ka filluar dhënia e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se vërtetimi vlen vetëm për personat që kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19 në 180 ditët e fundit para publikimit të njoftimit.   

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se Komuna e Prishtinës nuk merr përgjegjësi nëse emri i të infektuarve me COVID-19 nuk figuron në listën zyrtare të dërguar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës./GazetaSinjali/