Rritja e çmimeve të të gjitha produkteve në vend dhe mosekzekutimi i pagave ndaj mësimdhënësve grevist ka bërë që të reagoj ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë krahasime se çka ju mungon në sofër deputetëve e çka mësimdhënësve.
Postimi i plotë i tij:
Është e vërtetë që çmimet nuk janë rrit vetëm për mësimdhënësit, por edhe inflacioni nuk i ka prek të gjithë njejtë. Psh një deputeti ja ka hjek dy byfteka e një sallmon në muaj, por një mësimdhënësi ja ka hjek nja 2-3 litra vaj e 2-3 gradë ngrohje etj. E disave edhe bukën!