Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka lavdëruar ish-shefin e tij, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për paraqitjen e tij në takimin e Brukselit, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas Ahmetit, paraqitja e kryeministrit të Kosovës në takimin e djeshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kryeqytetin belg, ishte super e mirë dhe si e tillë, duhet t’i jepen merita.
“Give credit where it is due!(Jepni merita aty ku duhet).Paraqitja e Kosovës – Albinit dje në dialog ishte super e mirë. Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet”, shkroi ai në Twitter.
Në takimin e djeshëm, që ishte takimi i dytë i Kurtit me Vuçiqin, i pari i ekzekutivit kosovar prezantoi një marrëveshje paqeje me gjashtë nene, mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, por ajo u refuzua nga delegacioni serb pa u lexuar fare./Gazeta Sinjali/