image Ahmeti i reagon Hazirit për taksën 10 euro: Ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë

Politikë

Ahmeti i reagon Hazirit për taksën 10 euro: Ku po ta nin Lutë, ti jeton në Prishtinë

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook i ka reaguar kryetarit të Gjilanit, Lutfi Hazirit, pasi ky i fundit kishte thënë se hyrja në Prishtinë edhe mund të bëhet me pagesë, por pasi Gjilani i ka tri dalje në kufij të Kosovës, kjo do t’u kthehet dhjetëfish, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas kësaj deklarate, Ahmeti tha se është keqinterpretuar diçka pasi sipas tij kjo nuk është taksë për qytete tjera por pagesë shtesë për një pjesë të qendrës ku ka tollovi shumë me vetura.

Tutje, Ahmeti tha se kjo vlen për të gjithë dhe jo vetëm për regjione të tjera.

Gjithashtu,Kryetari  i Prishtinës i dërgoi një mesazh të parit të Gjilanit, duke i thënë “Nale dorën Lutë”, pastaj duke i kërkuar atij që së pari të pyet e pastaj të hyjë në reciprocitet. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160408232847166