image Ahmeti fajëson partitë politike për rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID-19

Kosovë

Ahmeti fajëson partitë politike për rritjen e numrit të rasteve të reja me COVID-19

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rritjes së numrit të  rasteve të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti u shpreh se është e pritshme që numrat e të infektuarve me COVID-19 do të rriten në Kosovë, pasi që partitë politike sipas tij nuk kanë qenë të kujdesshme gjatë fushatës.

“Duke marrë parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me COVID-19 do të rriten në Kosovë.  Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes.  Mos ta kthejmë këtë moskujdes në tragjedi më të madhe”, shkroi Ahmeti në Facebook./Gazeta Sinjali/