image Ahmeti: Është bërë vonë për intervenim në ekonomi

Kosovë

Pandemia/ Ahmeti: Është bërë vonë për intervenim në ekonomi

news image

Asnjë rast të ri me koronavirus nga Prishtina nuk e ka konfirmuar sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Duke e përmendur këtë fakt, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi ka thënë se është bërë shumë vonë me intervenimin ekonomik, shkruan Gazeta Sinjali.

“0 (zero) raste në Pr! Shumë vonë jemi me intervenimin ekonomik! Nuk do të na duhen partitë në qoftë se humben mbi 50 mijë vende të punës. Sic do të thoshte Bill Clinton “its the economy s…””, ka shkruar ai.

Ndërkohë sot janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke çuar kështu numrin e të infektuarve në 1038, ndërsa janë shëruar edhe 2 persona të tjerë. /Gazeta Sinjali/