image Ahmeti: Dy vite dramë, e sot jemi më keq se ku kemi qenë para taksës

Politikë

Ahmeti: Dy vite dramë, e sot jemi më keq se ku kemi qenë para taksës

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas heqjes së reciprocitet, i cili tha se nuk e ka problem për disa që nuk kanë pas qendrim apo që kanë qenë kundër këtyre veprimeve karshi Serbisë, por ” disa që na shtyen në konfrontim me disa shtete mike e sot përveq që janë pjesë e këtij vendimi nuk e thanë asnjë fjalë”

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se sot jemi më keq se ku kemi qenë para taksës.

“Siç e kam thënë edhe më fillim të 2019, të ndarë do të na sakatojnë (sikurse me taksen). Të bashkuar do të ishim shumë më të mbrojtur, por dikush më pak e dikush më shumë e kanë vetën më me rëndësi”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/