image Ahmeti: Dy shtëpi në një lagje, njëra ka orë policore, tjetra jo

Politikë

Ahmeti: Dy shtëpi në një lagje, njëra ka orë policore, tjetra jo

news image

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është duke kundërshtuar vazhdimisht masat e reja që Qeveria e Kosovës i ka prezantuar për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të COVID-19

Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, i ka quajtur absurde këto masa duke marrë shembull lagjen ‘Nic’ ku një pjesë e saj është në Prishtinë, kurse gjysma tjetër në Graçanicë.

“Ka edhe ma absurde. Gjysma e lagjes ‘Nic’ është në Graçanicë e gjysma në Prishtina. Njëra shtëpi ka orë policore, e komshiu i parë mundet me dal”, ka thënë Ahmeti.

Ai edhe dje kishte marrur një shembull të tillë ku tha se është absurde pse kush jeton në lagjen Marigona mundet me dalë pasi nuk është në zonën e kuqe.

“Kush jeton në Lagjen Marigona është në zonën e gjelbër e mundet me dal, e kush jeton në Qëndresa është në zonën e kuqe e ka orë policore”, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/