image Ahmeti: Dikush ka pasë interes që të mos zbulohet e vërteta për Astritin

Kosovë

Raporti/ Ahmeti: Dikush ka pasë interes që të mos zbulohet e vërteta për Astritin

news image

Kryetari i PSD-së dhe Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, pasi ai u riaktualizua me raportin e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

Ahmeti ka thënë se është dashur që dikush të marr përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit, duke shtuar se një hetim të plotë për këtë rast shteti ia ka borxh secilit qytetar të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sic e kemi thënë publikisht në çdo mundësi pas vdekjes së Astritit, pa marr parasysh rrethanave, Astriti ka hyrë në burg në pranga, i gjallë, dhe gjatë mbajtjes në burg as që është ngritur aktakuza e as që është intervistuar zyrtarisht. Përgjegjësi për vdekjen e tij sa ka qenë në mbajtje nga shteti nuk ka marr askush as në udhëheqësinë e burgut e lere më në udhëheqësinë shtetërore. Tani, po vërtetohet që dikush ka pas interes që e vërteta të mos zbulohet e tëra. E vërteta nuk mund të fshehet pafundësisht. Hetimin e plotë, të pavarur, dhe me ekspertë të pavarur ja kemi borxh jo vetëm Astritit, gruas e vajzes së tij e familjes Dehari, por ja kemi borxh secilit qytetar të Republikes së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas Ahmetit, ende është e papranueshme mbajtja në paraburgim e Astrit Deharit pa u ngritur aktakuza dhe pa u intervistuar asnjëherë. Kjo sipas tij nuk bën të pranohet dhe nuk do të pranohet deri sa të dal e vërteta.

“Nuk mundet që një qytetar i Republikës të pajtohet se mund të burgoset pa asnjë dëshmi, mund të mbahet në burg pa intervistim dhe mund të humb jetën në rrethana të tmerrshme pa sqaruar dhe pa marr përgjegjësi askush. Nuk mundet! Nuk bën të pranohet dhe nuk duhet të pranohet. Dhe nuk do ta pranojmë, derisa ta dijmë të vërteten. Por sic e ceka në fillim. Pa marr parasyh rrethanave, Astriti ka vdekur derisa do të duhej të ishte në “përkujdesje” të shtetit. Kjo në vete është përgjegjësi e rëndë ligjore e politike”, ka shkruar ai.

Në fund, Ahmeti e ka lavdëruar karakterin e Astrit Deharit, aktivizmin dhe punën e tij në sektorin e shëndetësisë në Komunën e Prishtinë. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159013243047166