image Ahmeti: Dalja në Gërmi sikur të ishte festë, e pashëndetshme dhe e panevojshme

Kosovë

Reagim/ Ahmeti: Dalja në Gërmi sikur të ishte festë, e pashëndetshme dhe e panevojshme

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk është kohë pikniku dhe se dalja në Gërmi me të gjithë familjen është e pashëndetshme.

Ahmeti përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se nuk ka nevojë për orë policore, por që qytetarët duhet të kenë kujdes për vetën dhe të tjerët, transmeton Gazeta Sinjali.

“Dalja në Gërmi si me qenë festë është e pashëndetshme. Afërsia me njerëz të tjerë në turma pa e ditur gjendjen shëndetësore e njëri tjetrit është sjellje moskokëçarëse për vetën, familjen dhe të tjerët. Do ta përcjellim situaten edhe nesër por nuk është kohë pikniku. Nuk ka nevojë për orë policore por definitivisht nuk na duhet relaksim i tillë. Po ju lusim për kujdes për veten dhe të tjerët. Dalja për shëtitje në Germi me krejt familjaret është dalje e PANEVOJSHME!”, ka shkruar ai në Twitter.

Thirrje për të qëndruar në shtëpi ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai u ka thënë qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, për shkak të situatës së krijuar nga virusi Covid-19.

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 17 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/