image Ahmeti: Bislo ja ke huq prapë vlla - se prej qeverisë as që po pres më

Politikë

Ahmeti: Bislo ja ke huq prapë vlla – se prej qeverisë as që po pres më

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish-ministri i Financave, Besnik Bislimi, i cili e ka quajtur pa substancë dhe zero Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë Hoti.

Bislimi kishte thënë se Hoti i ka të gjitha mundësitë për ta bërë rimëkëmbjen ekonomike, por vetëm trurin nuk e ka.

Pas kësaj, Ahmeti ka reaguar duke thënë se ai ia kishte huqur prapë dhe se nuk pret asgjë nga qeveria. “Bislo ja ke huq prapë vlla – se prej qeverisë as që po pres më”.

Po ashtu ai tha se investimet qeveritare janë zero, bizneset nuk guxojnë me investu pasi nuk presin asgjë, dhe qytetarët nuk shpenzojnë se s’kanë.

Postimi i plotë:

Bislo ja ke huq prapë vlla – se prej qeverisë as që po pres më!

Në këtë krizë qeveria i ka dy qëllime – 1. Me e kthy besimin në ekonomi – ku bizneset investojnë e qytetarët shpenzojnë (e kundërta e tkurrjes) – pra me e hjek sikletin se ditë të zeza po na presin dhe 2. Me i mbrojt më të rrezikuarit mos me ra nën vijën e varfërisë.

Një qeveri në këtë kohë vec si qeveri nuk bon me mendu. Pra shteti duhet me e vendos vetën në këpucët e biznesit dhe të qytetarit. Në çfarë kushte një biznes do të investonte sot, dhe në çfarë kushtesh qytetari do të shpenzonte më shumë. Veç kur të mendoni ashtu, do ta kuptoni se çka po folni ju as për së afërmi nuk është zgjidhje. Zgjidhja e Keynesit për kërkesën agregate nuk ka të bëjë me mi gjet mu 900 euro kredi për me ble se nashta po pshtojmë, po me kthimin e besimit në ekonomi për me shpenzu më shumë.

Investimet qeveritare janë zero se i keni nal, bizneset nuk guxojnë me investu se spo presin send, dhe qytetarët nuk shpenzojnë se skanë. Ata që kanë i ruajnë për ditë të zeza. E kundërta e Keynesit!

Qeveria duhet me e bo atë që po e bën Prishtina shumëzuar për 100. Grante për biznese, investime kapitale në max, dhe shpërndarje e parave për krejt sektorët. Qytetarët do të shpenzonin më shumë se do të kenë, bizneset do të investojnë përtej granteve sepse presin ditë më të mira dhe investimet kapitale do të ishin direkt rritje e kërkesës agregate pa shkuar në konsum të importeve.

Është e thjeshtë, në Macro 101 në çdo shkollë. Si të majtë ashtu edhe të djathtë. E ke në çdo shtet serioz në botë sot. Mundësitë i kemi, vec edhe vullnetin e mendt.

Po shpresoj që këtë pjesën që e lexova në media që ke thënë “Të gjithë ata që kanë nevojë për me shtu kërkesën agregate kanë mundësi me marrë kredi…..” është keqcitim sepse për herë të parë në jetë po dëgjoj që kërkesa agregate qenka nevojë individuale e dikujt.

Për mos me shkru statuse dilni në debate. Lehtë është, vec a dojmë.

P.S. Në shtetet me politika monetare pjesa e bankave ndikohet me kamatat që Bankat Qendrore huazojnë tek Bankat komerciale duke ndikuar direkt në kamata. Meqenëse nuk kemi politika monetare atëherë intervenimi do të mund të ishte më direkt. Qoftë me tavan të kamatave në fazë emergjente qoftë përmes një fondi huazues qeveritar për bankat me kushtin që i japin me kamata tepër të ulta. Por edhe kjo nuk ka efekt pa masat e tjera./Gazeta Sinjali/