image Ahmeti: BIK-u vetëm ndihmoi, s’është marrë me elementet fetare për varrimin e të moshuares serbe

Kosovë

Ahmeti: BIK-u vetëm ndihmoi, s’është marrë me elementet fetare për varrimin e të moshuares serbe

news image

Sot ka vdekur një grua e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë e cila nuk kishte asnjë familjarë, e për varrimin e të cilës Shpend Ahmeti tha se u përkujdes BIK-u dhe Komuna e Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Tani ai përmes një postimi tha se Shtëpia e Pleqve e ka thirrë BIK-un, e më pas ata komunën.

Shtepia e Pleqeve e ka thirrë BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirrë komunen e Gracanices ku personalisht është marrë një zyrtare por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dergu arkivolin, e kanë transportu deri te varrezat ortodokse bashkë me krejt çka është kërkuar“, tha ai.

Ahmeti tregoi se Bashkësia Islame nuk është marrë me elemente fetare por vetëm kanë ndihmuar.

Postimi i plotë:

Pash reagime nga webfaqe serbe!  Ky është reagimi im i fundit në lidhje me këtë nga respekti për qytetaren R.Z. të ndjerë e cila nuk meriton përmendje të tillë pas vdekjes!

Për bashkëqytetarët e mi serb:

Nuk është varrimi kredit për askënd, e as akuzë për dikënd.  As nuk është garë.  Shtepia e Pleqeve e ka thirre BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirre komunen e Gracanices ku personalisht është marr një zyrtare por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dergu arkivolin, e kane transportu deri te varrezat ortodokse bashke me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qene me falenderu Bashkesine Islame qe nuk jane marre me elemente fetare dhe gjera te tilla, por vetem kane ndihmuar.  Për neve si Komunë është përgjegjësi.  Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca.

Mua fare nuk më bën përshtypje se a është shqiptare apo serbe, më bën përshtypje se si dikush mbetet vetë, pa askënd dhe pa ndihmë.  Sikurse ndër viktimat e para të Covidit që ishte bashkëqytetari shqiptar që nuk kishte njeri për ta varrosur ashtu edhe sot e ndjera Radmila.

Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat.  Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graqanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse organizazorja.  Por mos ja humbni veprimin e mirë BIKut.

/Gazeta Sinjali/