image Ahmeti bënë të ditur se Prishtina është furnizuar me aparate që prodhojnë oksigjen me rrymë

Kosovë

Shkrim/ Ahmeti bënë të ditur se Prishtina është furnizuar me aparate që prodhojnë oksigjen me rrymë

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se pesë Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë furnizuar me aparate të cilat prodhojnë oksigjen me rrymë.

Kjo u bë e ditur nga një postim i kryetarit të Prishtinës në rrjetin social Facebook.

“Këto janë aparete oksigjen koncentrator apo pajisje të cilat prodhojnë oksigjen me rrymë. Pesë Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë tashmë janë të pajisura me të tilla dhe pajisje të tjera të nevojshme për të trajtuar pandeminë #covid19“, ka shkruar Ahmeti.

Deri tani në Komunën e Prishtinës 18 persona janë infektuar me virusin Covid-19./Gazeta Sinjali/