image Ahmeti: Bashkë do e tejkalojmë edhe këtë sfidë

Kosovë

Ahmeti: Bashkë do e tejkalojmë edhe këtë sfidë

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar festën e Kurban Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.

Krahas urimit ai e ka përmendur edhe situatën e vështirë me koronavirus, teksa thekson se bashkë do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë.

Postimi i tij i plotë:

Urime festa e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë kudo që ndodhen.

Për shkak të situatës me pandeminë me #covid19, këtë vit festat po i presim e festojmë në kushte e rrethana krejt të tjera. Pavarësisht kësaj,  Prishtina tregoi se jemi një, jemi shpi për krejt dhe se askush nuk do të mbetet në harresë dhe vetëm në Prishtinën tonë! Kështu #bashkë do të e tejkalojmë edhe këtë sfidë.

Ju uroj shëndet, mirëqenie e lumturi në familjet e juaja!. /Gazeta Sinjali/