image Ahmet Krasniqi që u vra gjatë luftës piu kafen e fundit me Xhavit Halitin?

Kosovë

Deklaratë/ Ahmet Krasniqi që u vra gjatë luftës piu kafen e fundit me Xhavit Halitin?

news image

Avokati shqiptar Shefqet Dizdari, i cili gjatë periudhës së luftës kishte ndërmjetësuar grupet e shqiptarëve të Kosovës, ka ardhur për herë të parë me një rrëfim për luftën e Kosovës që nga fazat përgatitore.

I pyetur për vrasjen e Ahmet Krasniqit, Dizdari ka thënë se ai së bashku me Xhavit Halitin kishin pirë kafen e fundit në hotelin Rogner në Tiranë.

Ai tutje ka thënë që Xhavit Haliti dhe Ahmet Krasniqi kishin pasur takime për t’u dakorduar në bashkimin e dy grupeve të UÇK-së dhe FARKU-ut të vepronin si një trupë e vetme.

Madje avokati tregon se Ahmet Krasniqi ia kishe dhënë Xhavit Haliti 3 milionë marka për të blerë armë.

Ndërsa i pyetur nëse ka gisht Xhavit Haliti në vrasjen e Ahmet Krasniqin, Dizari ka mohuar të ketë njohuri për këtë.

“Xhavit Haliti ka qenë në Shqipëri personi që…. Në jemi takuar në hotelin Rogner bashkë me Xhavit Halitin dhe Ahmet Krasniqi, ata të dy kanë qenë në një bisedë, ka qenë gjatë ajo bisedë për bashkimin e grupeve në mënyrë që në Kosovë të vepronin si një trupe e vetme, këta të dy kanë rënë dakord që të veprojnë si një trupe  vetme…. Atë natë jeni takuar në Rogner kemi biseduar dhe jemi ndarë….. Dhe pas arritje së një mirëkuptimi të plotë u la një datë e nënshkrimi të marrëveshjes në Linës së Tiranës u la dita dhe ora, në shkuam atu, Xhavit Haliti erdhi me përfaqësuesit, Jonuz Terstena dhe po prisnim që të vinte Bujar Bukoshi që u dashtë të nënshkruana marrëveshjen…….. 3 milionë marka e ka mbështetë Ahmet Krasniqi, Xhavit Halitin për të blerë armë… “, ka thënë Shefqet Dizdari. /Gazeta Sinjali/