Sulmuesi i njohur, Ahmed Januzi, do mbetet jashtë fushave për një muaj shkaku i një lëndimi të pësuar së fundmi, shkruan Sinjali Sportiv.
KF Llapi ka konfirmuar lëndimin e tij, duke treguar se fatmirësisht lojtari i ka shpëtuar operacionit.
Klubi nga Podujeva ka bërë të ditur se Januzi ka pësuar lëndim të klavikules së krahut, si dhe ka këputur fijet e muskulit hamstring.
Njoftimi i plotë nga KF Llapi (pa ndërhyrje):
“Sulmuesi ynë i ka shpëtuar operimit – i duhet pushim një muaj pas lëndimeve të pësuara ndaj Arbërisë
Podujevë, 13 dhjetor 2020 – Sulmuesi Ahmed Januzi ka pësuar lëndim të klavikules së krahut si dhe ka këputur fijet e muskulit hamstring.
Kësisoji ai do të jetë jashtë fushave për një muaj dhe për të sezoni vjeshtor është i mbyllur. Por pas kontrollave të detajuara nga stafi mjekësor i klubit, Januzi i ka shpëtuar më së keqes, operimit që do ta mbante edhe më gjatë pa u rikthyer.
Shërim të shpejtë Ahmed Januzi”. /Sinjali Sportiv/.