image Agron Bruqi largohet nga Flamurtari

Futboll

Agron Bruqi largohet nga Flamurtari

news image

Flamurtari i Prishtinës do të bëjë gara në Ligën e Parë nga edicioni i ardhshshëm.

Skuadra kryeqytetase në edicionin që lamë pas nuk arriti të mbijetojë në elitë.

Me të rënë nga elita, kanë nisur largimet e para nga Flamurtari.

Në mëngjesin e sotëm, mesfushori i skuadrës, Agron Bruqi ka konfirmuar largimin nga Flamurtari pas dy vitesh bashkëpunim.

Postimi i plotë:

“Përshendetje miqë, me këtë postim deshta të ju njoftoj se që nga sot nuk do të jem pjesë e klubit KF Flamurtari.

Falenderoj presidetin e klubit Z.Imer Ademi , Trajnerët , Armaten kuq e zi , me t’vërtetë kalova dy vite të jashtzakonshme besoi që nuk kam
kursyer asgjë dhe kam dhënë gjithçka nga vetja.

KF Flamurtarit dhe shokëve ju dëshiroj së pari shëndet , dhe të rikthehen aty ku e ka vendin”, njoftoi Bruqi.