Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, ka thënë se Uashingtoni së shpejti do të miratoje një ndihmë shtesë prej 1.8 miliardë paundësh për Ukrainën.
Paketa do të përfshijë armë antitank, interceptorë dhe municione për Patriot dhe sisteme të tjera të mbrojtjes ajrore.
Kjo shënon një përgjigje të fortë ndaj lutjeve nga Kievi për ndihmë në luftimin e forcave ruse në rajonin lindor të Donetskut.
Të dielën që lamë pas, Volodymyr Zelensky tha se Rusia kishte hedhur më shumë se 800 bomba të fuqishme rrëshqitëse në Ukrainë vetëm gjatë javës së fundit.
Ai u kërkoi udhëheqësve kombëtarë të lehtësojnë kufizimet në përdorimin e armëve perëndimore për të goditur objektivat ushtarake brenda Rusisë, duke shtuar se Ukraina kishte nevojë për “mjetet e nevojshme për të shkatërruar transportuesit e këtyre bombave, përfshirë avionët luftarakë rusë, kudo që të jenë”.