Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 4 vjet burgim Agon Misinit, për organizim dhe pjesmarrje në organizatën famëkeqe terroriste, ISIS.
Gjykatësja Shadije Gërguri, me shpalljen e aktgjykimit njoftoi se në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha prej 20 prillit, të cilën Misini e ka kaluar në paraburgim, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas aktakuzës, Misini në gusht të vitit 2015, me pasaportë të falsifikuar, kishte udhëtuar në Stamboll, prej nga kishte shkuar në Siri për t’iu bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, duke marrë pjesë aktive në luftërat e Sirisë, ku edhe më 26 korrik 2017 është arrestuar nga forcat kurde, ku ka qëndruar deri më 19 prill 2019, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.
Në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 29 nëntor, Agon Misini e kishte pranuar fajësinë për akuzat.
Ndaj vendimit të gjykatës, ai ka të drejtë të ankohet në afat prej 15 ditësh nga shpallja e aktgjykimit. /Gazeta Sinjali/