Rep-artisti i njohur, Agon Amiga për herë të parë ka publikuar portretin familjar.
Këtë ai e ka bërë me rastin e datëlindjes së djalit të tij Noelit, përmes një imazhi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Sinjali.
“Dhurata më e madhe dhe kuptimi i plotë i dashurisë. Nuk po mundemi me besu që i ke mbush 1 vjet. Të duam pafund Noel.”, ka shkruar Amiga në mbishkrimin e fotografisë, ku shihet së bashku me bashkëshorten dhe djalin.
Kujtojmë se në vitin 2015, në media bënë bujë të madhe disa mesazhe të shkëmbyera mes reperit dhe modeles Afërdita Dreshaj, mesazhe të cilat çuan edhe në ndarjen e Agonit me bashkëshorten.
Mirëpo, gjithçka që ka ndodhur siç duket i ka mbetur të kaluares dhe gjatë vitit 2018, Agoni me Egzonën vendosën të bashkohen sërish.
Ndryshe, “Bobi” është projekti i fundit muzikor i rep-artistit që është publikuar në muajin korrik. Kënga deri më tani numëron mbi 638 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/