image AGK reagon pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit

Siguri

AGK reagon pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të Mitrovicës.

AGK përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimin për incidentin e ndodhur ndaj gazetarëve që janë të pranishëm për aksionin e Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Gazetarët shqiptarë e serbë sulmohen në veri

AGK-ja shpreh shqetësim për ambientin e rëndë dhe të pasigurt të punës për gazetarët gjatë ditës së sotme në komunat veriore të Kosovës.

Sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

Ndërkohë, sulme dhe presione ka pasur edhe ndaj gazetarëve të portalit lokal “Kossev”, nga protestuesit. Si pasojë, redaksia i ka tërhequr ekipet e saj nga terreni.

AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë siguri për gazetarët që të kryejnë punën e tyre në formë të papenguar. /Gazeta Sinjali/