image AGK reagon pas intervistimit të Ollurit: Shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve

Kosovë

AGK reagon pas intervistimit të Ollurit: Shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pas intervistimit të Drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas AGK-së, është tërësisht i papranueshëm intervistimi i tij me qëllim të zbulimit të burimit të tyre pasi është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së medieve.

“AGK-ja u bën thirrje organeve kompetente që të fillojnë procedura disiplinore ndaj policëve dhe prokurorëve, të cilët kanë keqpërdorur autorizimet e tyre, si dhe u bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevantë që të ndalin presionin dhe pengimin e ushtrimit të profesionit ndaj gazetarëve”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së.