image AGK njofton se edhe punëtorët medialë janë të përfshirë në Pakon Emergjente të qeverisë

Kosovë

AGK njofton se edhe punëtorët medialë janë të përfshirë në Pakon Emergjente të qeverisë

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar përgjigjen zyrtare nga Ministria e Financave dhe Transfereve (MFT) lidhur me kërkesën e AGK-së për përfshirjen e punëtorëve medialë në Pakon Emergjente.

Nga MFT  është konfirmuar se punëtorët medialë janë të përfshirë në Pakon Emergjente dhe rrjedhimisht mund të jenë përfitues të ndihmës financiare, pasi që mediat në këtë rast janë konsideruar si biznese, ku mediat janë punëdhënës dhe punonjësit medialë janë punëmarrës.

Procedurat e aplikimit ende nuk janë publikuar pasi ministria ka konfirmuar se është në proces të finalizimit të pjesës operacionale.

Në vazhdim mund të gjeni sqarimet nga MFT se si mund të përfitojnë mediat nga Pakoja:

Pika 1.3: Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit public, si në vijim:

Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo deri në dyzet e një milionë (41,000,000.00 €) euro;

Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë prej dymbëdhjetë milionë (12,000,000.00 €) euro; dhe

Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim për muajin Prill dhe Maj, deri në vlerë prej tetë milionë (8,000,000.00 €) euro;

Pika 1.10: Sigurimi i likuiditetit financiar për:

Mikro-ndërmarrjet dhe të vetë-punësuarit nëpërmjet programeve të caktuara të Fondit për Garntimin Kreditor të Kosovës, në shumën dhjetë mijë (10,000 €) euro për periudhën 24 muajsh, në vlerën deri në pesëmbëdhjetë milionë (15,000,000.00 €) euro; dhe

Shoqëritë Tregtare/Kompanitë të autorizuara të ofrojnë shërbime bazike (të ngjashme me ato të ndërrmarrjeve publike) me kthim deri më 31.12.2020, në kuadër të vlerës së caktuar në pikën 1.4 të këtij vendimi;

Pika 1.14. Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeҫare gjatë periudhës së situatës emergjente së shëndetit publik, nga njëqind e tridhjetë (130 €) euro për dy muajt pasues pas regjistrimit, në vlerë deri në gjashtë milionë (6,000,000.00 €) euro

Në kërkesën e datës 28 mars 2020, AGK kishte kërkuar nga MFT që të përfshihen në këtë pako; gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe të gjithë punonjësit medial, pasi ata janë pothuajse në vijën e parë të frontit në betejën me pandeminë.

AGK rithekson se është në dispozicion gjatë kësaj periudhe me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për të lehtësuar punën e kolegëve tanë./GazetaSinjali/