image AGK: KFOR të mos i pengoj gazetarët meqë siguri nuk po iu ofron

Kosovë

AGK: KFOR të mos i pengoj gazetarët meqë siguri nuk po iu ofron

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se nga sulmi i sotëm në Leposaviq ndaj gazetarëve, përveç kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshi, është lënduar edhe kameramani i TËVË1, Altin Rrahmani.

AGK-ja njoftimin e fundit e ka shoqëruar me një video nga Leposaviqi ku shihet se sulmi ndaj gazetarëve ndodhi në prani të trupave të KFOR-it, të cilët nuk reaguan.

Asociacioni ka kërkuar nga KFOR-i që të mos i pengojë gazetarët, meqë atyre s’po u ofron siguri.

“Sulmi brutal i sotëm ndaj gazetarëve dhe kameramanëve në Leposaviq është krejtësisht i papranueshëm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, dhe i ftojmë organet kompetente të Republikës së Kosovës që të trajtojnë rastin me prioritet në mënyrë që sulmuesit e kolegëve tanë të arrestohen sa më parë. Njëherësh, duke qenë që i gjithë sulmi ka ndodhur në prani të trupave të KFOR’it, dhe të njëjtit nuk kanë reaguar, por i kanë penguar gazetarët të ikin, kërkojmë nga NATO Kosovo Force – KFOR që të mos i pengojnë gazetarët në raportim, meqë siguri nuk po ju ofrojnë”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Përgjatë gjithë kohës kur në veri janë sulmuar gazetarët nga turmat protestuese, AGK-ja u ka bërë thrrje institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it që t’u ofrojnë gazetarëve raportime të sigurta nga zonat e tensionit.

/GazetaSinjali/