image AGK-ja e tronditur me vendimin për Klan Kosovën: Proces i motivuar politikisht nga Qeveria Kurti

Kosovë

AGK-ja e tronditur me vendimin për Klan Kosovën: Proces i motivuar politikisht nga Qeveria Kurti

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar e alarmuar pas vendimit nga MINT për të refuzuar ankesën e televizionit Klan Kosova, duke lënë në fuqi vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi.

AGK beson se ky proces ndaj Klan Kosovës ka qenë i motivuar politikisht dhe thotë se vendimi duhet të kuptohet si vendim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mbyllur një medium për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

“AGK-ja, beson se ky proces që nga fillimi ka qenë i motivuar politikisht nga partia në pushtet dhe Qeveria e Kryeministrit Kurti, në përpjekje për të mbyllur televizionin më të madh privat në vend. Vendimi i sotëm i ministrisë së udhëhequr nga ministrja Hajdari konfirmon luftën e hapur dhe të paprecedent të kësaj qeverie, kundër medieve, si paralajmërim që edhe të tjera medie do të jenë cak i sulmeve”, thuhet në reagim.

AGK-ja shtoi se “e inkurajon Klan Kosovën që ta vazhdojë betejën në gjykatë dhe shprehë besimin që gjykata nuk do të lejojë mbylljen e një mediumi në Kosovë.

Vendimi i sotëm politik i Qeverisë Kurti është goditja më e rëndë që i bëhet lirisë së medies në Kosovë që prej kohës së luftës”.

https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/pfbid02KvKKY7tYz7C6Ds9oTmAvyJ4qV8sBf6DGntCsgT8QLp25B15qRVyLfx2tMXZ5uujAl?cft[0]=AZWHBiwXVa-0ySNckF0ilVkMXMslX0PCscDbR_RosHZSgzh6n2Hnu7sOyWZHLReL_ia716LcVCMVRM1REQNrsJ8D2xmVEXMW4IwMCW7Tga2ourjyWhEZy3QPHaTmdjN1vORkl-6cd27rEPYq10SFn0IeDF6BEo4IjPtBn58SBFScLo5oIDbp-rKVA0vKf5rKmHI&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/