Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale në favor të Klan Kosovës.
Në një postim në Facebook, AGK-ja ka vlerësuar se vendimi në favor të televizionit Klan Kosova e mundëson vazhdimin e operimit të punës, përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovës.
“AGK-ja mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale në favor të Klan Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e sotëm të Gjykatës Komerciale në Prishtinë, që ka aprovuar ankesën e televizionit Klan Kosova për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve për pezullimin e certifiktës së binzesit nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë.” – shkruhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së.