Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, i cili gazetarët dhe mediat në Kosovë i ka quajtur “ndërmarrje të përbashkëta kriminale”.
AGK-ja gjuhën e përdorur nga Sadriu e ka cilësuar si denigruese dhe sipas tyre një gjuhë e tillë shton pasigurinë e gazetarëve në Kosovë.
“Po ashtu, në ditët e fundit edhe gjuha e zëdhënësve dhe eksponentëve të tjerë të partisë në pushtet në raport me mediat ka qenë e papranueshme dhe paraqet presion direkt në punën e tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së.