Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) u ka bërë ftesë gazetarëve, kameramanëve e fotoreporterëve, si dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile, që t’i bashkohen protestës së nesërme lidhur me vendimin e Klan Kosovës.
Protesta e cila do zhvillohet nesër me fillim nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, sipas AGK-së po mbahet në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës fton kolegët gazetarë, kameramanë e fotoreporterë, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, t’i bashkohen protestës nesër në orën 12:00, në Sheshin Zahir Pajaziti”- thuhet në njoftim.“Demokracia vdes në errësirë”, është motoja e protestës së thirrur nga AGK-ja.