image AGK e dënon sjelljen e Hekuran Muratit ndaj gazetares
[wp-story id="814678"]

Kosovë

AGK e dënon sjelljen e Hekuran Muratit ndaj gazetares

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka cilësuar të pahijshme sjelljen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati në drejtim të gazetares Leoreta Abazi, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media, AGK ka thënë se, gazetarët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje pa kërkuar leje paraprake.

Tutje, në njoftimin, AGK inkurajon të gjithë gazetarët që të mos ndalen së raportuari për çfarëdo shkelje që iu bëhet gjatë ushtrimit të profesionit.

Njoftimi i plotë i AGK-së:

Sjellja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati në drejtim të gazetares Leoreta Abazi, e pahijshme dhe e papranueshme.

PRISHTINË, 15.12.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, e ka parë me shqetësim sjelljen e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, në drejtim të gazetares së “Gazeta Infokus”, Leoreta Abazi.

Murati përderisa ishte pyetur se sa para të kursyera i ka në Trust, ia ka kapur dhe shtyer mikrofonin gazetares. Për AGK-në, një sjellje e tillë nga një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është arrogante dhe e papranueshme.

Gazetarët kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje pa kërkuar leje paraprake, po aq sa kanë të drejtë zyrtarët politikë dhe shtetërorë të përgjigjen ose të mos përgiigjen në to. Por, asnjëherë të tentojnë t’i pengojnë kolegët tanë në ushtrimin e profesionit.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje të gjithë akterëve politikë dhe publikë që të mos i pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrës së tyre.

AGK inkurajon të gjithë kolegët që të mos ndalen së raportuari për çfarëdo shkelje që iu bëhet gjatë ushtrimit të profesionit./Gazeta Sinjali/