image Agjentët e FBI bastisin shtëpinë e Donald Trump

Botë

Agjentët e FBI bastisin shtëpinë e Donald Trump

news image

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë me dije se shtëpia e tij në Florida është bastisur nga FBI.

Trump deklaron se shtëpia në Mar-a-Lago në Palm Beach u pushtua për disa orë nga një grup i madh agjentësh të FBI.

Kontrolli thuhet se ka të bëjë me një hetim për mbajtjen e dokumenteve zyrtare nga Trump. Mediat amerikane raportojnë se kontrolli lidhet me dokumentet që presidenti mund t’i ketë çuar në Mar-a-Lago pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

/GazetaSinjali/