image Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim kontrollon restorantin e Radoiçiqit

Politikë

Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim kontrollon restorantin e Radoiçiqit

news image

Agjencia për konfiskim dhe sekuestrim aktualisht ndodhet në restorantin Grej, pronësia e të cilit është e lidhur me Millan Radoiçiqin dhe i cili është vulosur në fillim të prillit.

Siç ka konfirmuar Policia, sot në këtë objekt po bëhet kontroll mbi pronën që është nën sekuestrim.

Stafi i kësaj agjencie aktualisht ndodhet brenda ambienteve.

Në vendngjarje ndodhen dy automjete të policisë – patrulla të rregullta, të cilat ndihmojnë në këtë aksion.

Sipas gazetarit të këtij portali i cili ndodhet në vendngjarje, një punonjës i kësaj agjencie ka marrë një bravë të re nga një automjet zyrtar dhe e ka çuar në drejtim të lokalit.

/GazetaSinjali/