image Agjencia Kundër Korrupsion u bën thirrje zyrtarëve të lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë

Financa

Agjencia Kundër Korrupsion u bën thirrje zyrtarëve të lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë

news image

Procesi i deklarimit të pasurisë i nisur më 1 mars 2021 ka vazhduar të realizohet në pajtim me pajtim me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik dhe Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave, ndërsa, do të përfundojë më 30 mars 2021.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, në javën e fundit të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, një deklarim të tillë e kanë bërë 2 mijë e 400 zyrtarë publikë, ndërsa janë rreth 4 mijë e 886 zyrtarë që e kanë një obligim të tillë.

Me këtë rast, AKK u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publikë që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri me datën 31 mars 2021, në të kundërtën kjo agjenci ka paralajmëruar se ndaj tyre do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit ligjor. 

AKK rikujton të gjitha subjektet deklaruese se për rastet e mosdeklarimit  të rregullt të pasurisë nga zyrtarët publikë dhe mosrespektimit të ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228  për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publikë, Agjencia kundër Korrupsionit do paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 437 të Kodit Penal.

“Agjencia kundër Korrupsionit, siguron se do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët e lartë publikë në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundojë me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu AKK, u bën thirrje të gjitha subjekteve deklaruese se përveç deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, të gjithë zyrtarët e lartë publikë, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe pas largimit/shkarkimit nga funksioni brenda afatit prej 30 ditësh, sipas ligjit në fuqi./GazetaSinjali/