Inspektorati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka asgjësuar mbi 110 kilogramë suxhuk dhe produkte tjera të mishit, në rajonin e Pejës dhe Istogut të martën.
Sipas të dhënave, në Pejë, është kapur një person duke transportuar suxhuk me mjet transporti jo adekuat.
Ndërsa, në një market në rrethinën e Istogut është gjetur duke u shitur suxhuk pa deklaracion.
“Inspektori veterinarë i AUV-së Zyra Regjionale në Pejë ka ushtruar kontrollin sipas procedurës standarde dhe në pajtueshmëri me ligjet në fuqi. Personi në ketë rast ka qen duke transportuar suxhukun me mjet transporti jo adekuat siç parashihet me ligj dhe ne kushte higjienike dhe të temperaturave jo adekuate siç kërkohen për transport të këtij lloji të produktit”, tha zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit Lamir Thaçi./ Gazeta Sinjali/