image Agjencia e Kosovës për Akreditim lanson platformën e-akreditimi

Arsim

Agjencia e Kosovës për Akreditim lanson platformën e-akreditimi

news image

Agjencia e Kosovës për Akreditim kanë lansuar platformën e-akreditimi. Kjo platformë është realizuar me mbështetjen e projektit ALLED2.

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka njoftuar se është organizuar trajnim për përdorimin e kësaj platforme për të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

“Projekti ALLED2 synon të mbështesë qasjen e strukturuar innovative, bazuar në parimin e spirales se trefishte -triple helix – (qeveria- akademia – biznesi) duke ndërtuar një sistem te Arsimit dhe Aftesimit, që i përgjigjet nevojave të tregut të punës dhe kontribon në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e punësimit te përgjithshëm.

Ne kete fryme, me rastin e lansimit te platformes e-akreditimi, projekti ALLED2, ne bashkepunim me Agjensine Kosovare per Akreditim, ka organizuar trajnimin mbi perdorimin e kesaj platforme per te gjitha institucionet e Arsimit te Larte ne Kosove.

Sipas rregullave dhe procedurave të Agjencise te Kosovës për Akreditim, Institucionet e Arsimit të Lartë dhe Stafi i tyre Akademik (Profesorët) janë të obliguar të kenë qasje dhe regjistrim përmes sistemit të aplikimit online, të mundësuar nga platforma e-akreditimi.
e-akreditimi është një platforme e Agjencise se Kosovës per Akreditimit (AKA) për lehtësimin e procesit të akreditimit dhe riakreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, të cilët regjistrohen dhe sigurojnë informacionin e kërkuar në kohe reale.

Sistemi e-akreditimi lehteson mundësine e dorëzimit dhe administrimit online të dokumenteve të aplikimit për procesin e akreditimit dhe ri-akreditimit siç janë: regjistrimi I Intitucioneve te Arsimit te Larte; kërkesat për aplikime për akreditim; aplikime për staf akademik (Profesorë);programet e studimit; dokumentacioni administrative dhe financiar; informacionet per Bordin; dokumentet e procesit të vlerësimit të jashtëm; Vendimet, raporte dhe statistika të rregullta etj.

Ne fjalen hyrese, Dr. Anton Gojani, Kordinator per Sigurim te Cilese dhe Arsim te Larte u shpreh se ALLED2 mbeshtet efikasitetin, digjitalizimin, aplikimin e Internetit te Gjerave (Internet of Things) dhe transparencen ne Arsim dhe Aftesim ne Kosove, duke permbushur standartet me te larta arsimore.

Drejtori I AKA-se falenderoje projektin ALLED2 per mbeshtetjen, dhe I siguroje insitucioneve e Arsimit te Larte publik dhe privat se, AKA do te vazhdoje te mbeshtese me lehtesim te procedurave te aplikimit per akreditim dhe riakreditim, si dhe do te fuqizojne rritjen e efikasitetit dhe transparennces se sherbimeve te Agjensise se Akredititmit./ Gazeta Sinjali/