image Agim Veliu: Trendet tregojnë se Qeveria Kurti është në rënie - Gërvalla s'është kompetente për diplomaci

Politikë

Agim Veliu: Trendet tregojnë se Qeveria Kurti është në rënie – Gërvalla s’është kompetente për diplomaci

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, teksa ka folur për Qeverinë Kurti, u shpreh se të gjitha trendet po tregojnë që kjo qeveri është në rënie.

Veliu ka thënë se nuk ka ndonjë punë konkrete nga Qeveria Kurti dhe se VV ka ardhë në pushtet me thirrje boshe duke mashtruar qytetarët.

Të gjitha trendet po tregojnë se kjo Qeveri është në rënie. Nuk ka ndonjë punë konkret me përjashtim të parullave me të cilat ka ardhur në pushtet, parullave boshe, luftës kundër korrupsionit e çështjeve tjera. Kanë qenë mashtrim për qytetarët. Ata po e shohin se kjo Qeveri nuk është e aftë që t’i kryejë detyrat me të cilat ballafaqohet dhe detyrat që kërkohen nga kjo Qeveri”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka folur për diplomacinë kosovare, duke thënë se ministrja Donika Gërvalla nuk është kompetente.

Nuk janë bërë veprimet e duhura. Ka pasur shumë skandale edhe në diplomacinë e jashtme. Aty është një ministre që nuk është kompetente për atë çështje dhe nuk ka bërë asnjë veprim me përjashtim të skandaleve që tashmë janë të njohura për publikun”, ka thënë ai për EO.

/GazetaSinjali/