image Veliu kërkon që të përballet në debat me Abdixhikun, Ekrem Hysenin e quan "gjynah"

Politikë

Veliu kërkon që të përballet në debat me Abdixhikun, Ekrem Hysenin e quan “gjynah”

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në degën e LDK-së në Podujevë.

Duke folur për këtë temë Veliu ka thënë se do të dëshironte të përballej në debat me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“Unë do të doja që të përballem në debat me Lumir Abdixhikun të kem debat lidhur me zhvillimet në LDK. Edhe me Ekrem Hysenin, ama ky (Ekrem Hyseni ) është për gjynah, sepse është kukull i Lumir Abdixhikut. Kështu që me z.Abdixhiku po dua debat”, tha Veliu në TV Llapi.

Po ashtu, Veliu kërkoi durim nga simpatizantët e tij në Podujevë, duke thënë se do të ketë ditë më të mira.

“Anëtarëve dhe mbështetësve ju them që të kenë durim sepse ditë të mira do të vijnë për LDK-në sërish”, tha Veliu. /GazetaSinjali/