Agim Krasniqi për të disatën herë do të ushtrojë funksionin e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave.
Se ka marrë bekimin e Kryeministrit Avdullah Hoti për të vazhduar ushtrimin e kësaj detyre, ka njoftuar vet ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Duke falënderuar Kryetarin Isa Mustafa dhe Kryeministrin Hoti për besimin e dhënë, vazhdoj të jap kontributin tim si zëvendësministër në Ministrinë e Financave”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se, Agim Krasniqi është emëruar në këtë pozitë edhe nga Qeveria Kurti më 20 shkurt, 2020./Gazeta Sinjali/