image Agim Bahtiri tregon përse ia ktheu shpinën Behgjet Pacollit

Kosovë

Zgjedhje/ Agim Bahtiri tregon përse ia ktheu shpinën Behgjet Pacollit

news image

Agim Bahtiri më nuk është pjesë e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR). Ai edhe zyrtarisht sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke folur për lëvizjen e tij, ai ka thënë se nuk ia ka kthyer shpinën Behgjet Pacollit, por thotë se ia ka kthyer shpinën politikave të AKR-së që sipas tij, janë të gabuara.

“z. Pacoli e kam mik të vjetër njihemi shumë mirë dhe nuk është që ia kam kthyer shpinën atij, por ia kam kthyer politikës së gabuara të AKR-së dhe kjo është ajo që e kam vendosur fuqishëm që njëherë e përgjithmonë të kalojë në një parti tjetër që do t’i jap kontribut të veçantë Kosovës”.

“Me Vetëvendosjen i mendoj tri gjëra, drejtësia të vije në pushtet, njerëzit e korruptuar të dalin para gjyqit si dhe zhvillimin e vendit e mbrojtën e sovranitetit të Kosovës”, ka deklaruar Bahtiri për T7.

Për veprimin e tij ai ka përmendur një arsyeje. Ka thënë se Kosova gjendet në fazën e dialogut me Serbinë, ku sipas tij Albin Kurti është njeriu më këmbëngulës, që territori i Kosovës të mos cenohet.

“Kam pas oferta prej të gjitha partive dhe me të gjitha i kam provuar por kam dashur ta bëjë një kthesë të fuqishme, për shkak se mendojë që populli kosovarë duhet t’i jap të drejtën edhe këtij që ta udhëheq vendin”

“Duke e ditur që është dialogu dhe kjo çështje është e prekur edhe Mitrovica mendoj që është më këmbëngulësi për ta mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës”, ka deklaruar ai./Sinjali/