Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.
Takim mes tyre erdhi vetëm pak kohë para se Agim Bahtiri të zyrtarizojë aderimin e tij nga AKR në Lëvizjen Vetëvendosje
Vetë Bahtiri kishte deklaruar se të premten, do t’i bashkohej edhe zyrtarisht Vetëvendosjes.
“Po, është e vërtetë. Të premten do të kaloj në Vetëvendosje”, kishte thënë shkurt ai.