image Agim Ademi viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, thotë se do të ketë përmirësime

Futboll

Agim Ademi viziton stadiumin “Fadil Vokrri”, thotë se do të ketë përmirësime

news image

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, sot ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai ka paralajmëruar përmirësime të mëtejme, në fushën e stërkritikuar.

Këto “përmirësime” do të vijnë menjëherë pas ndeshjes së Kosovës U21 dhe asaj A, që i zhvillojnë këtë muaj.

Ka rreth një  muaj që stadiumi është mbyllur,  pasi fusha nuk ishte  në gjendje të duhur edhe pas ndërrimit të plotë të saj.  Ka pasur ankesa të shumta pas ndeshjes Kosovë – Rumani.

Prishtina është detyruar të luajë në vende tjera dhe kjo pritet të vazhdojë.

“Sot vizitova fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova – Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova – Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka shkruar Ademi.

/GazetaSinjali/