image Afro 1 mijë zyrtarë, në verifikim të pasurisë

Afro 1 mijë zyrtarë, në verifikim të pasurisë

news image

20% e zyrtarëve publikë, po i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë së deklaruar. Në këtë proces janë përfshirë, jo vetëm zyrtarët e përzgjedhur me short, por edhe rastet e tjera të dyshuara për deklarim të rrjeshëm.

Shefi i divizionit për deklarim të pasurisë në AKK, Agron Behrami ka thënë se rezultatet e këtij procesi pritet të shihen në fundvit.
Për deklaruesit e rrejshëm të pasurisë, ligji parasheh ndjekje penale.

Në anën tjetër, shoqëria civile shpreh pakënaqësi me rezultatet e këtij procesi dhe punën e agjencisë kundër korrupsionit.

Mexhide Demolli Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL thotë se zyrtarët publikë shpesh kanë deklarime kundërthënëse të pasurisë. Ajo tregon se platforma e lansuar nga kjo organizatë, për krahasimin e pasurisë së zyrtarëve publikë ndër vite, u përcoll me kundërshtime nga disa politikanë.

Numri i përgjithshëm i zyrtarëve publikë që kanë qenë të detyruar me ligj ta deklarojnë pasurinë ka qenë afër 5 mijë. Nga ky numër, sivjet pasurinë nuk e kanë deklaruar me kohë mbi 50 zyrtarë institucionalë./Sinjali/