image Afrika e Jugut përballet me mot ekstrem: 9 të vdekur dhe fëmijë të zhdukur pas përmbytjes së autobusit shkollor

Botë

Afrika e Jugut përballet me mot ekstrem: 9 të vdekur dhe fëmijë të zhdukur pas përmbytjes së autobusit shkollor

news image

Vazhdojnë kërkimet për fëmijët që rezultojnë të zhdukur pas përmbytjes së një autobusi shkollor në Afrikën e Jugut lindore, ndërsa bilanci i viktimave nga përmbytjet vdekjeprurëse është rritur në nëntë, raporton Gazeta Sinjali.

Shirat e rrëmbyeshëm që goditën provincën e Kepit Lindor kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, rrëshqitje toke dhe dëme të mëdha materiale. Në rajonin Or Tambo, autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e 9 personave, një rritje nga raporti paraprak që fliste për 7 viktima.

Zëdhënësja e Autoriteteve Provinciale, Huselua Radye, ka deklaruar për agjencinë AFP se nuk dihet ende numri i saktë i fëmijëve apo të rriturve që ndodheshin në autobusin shkollor në momentin kur u përmbyt. Ndërkohë, mediat lokale raportojnë për të paktën 10 fëmijë të zhdukur.

Në një incident tjetër pranë qytetit Mthatha, gjithashtu në Kepin Lindor – një nga zonat më të prekura – tre fëmijë janë shpëtuar pasi kaluan disa orë të ngjitur në pemë për t’i shpëtuar nivelit në rritje të ujit.

Sipas autoriteteve lokale, që nga e hëna, qindra banorë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në zonat Or Tambo dhe Amatole. Shumë prej tyre janë strehuar përkohësisht në shkolla dhe ndërtesa komunale, ku po marrin ndihma bazike si ushqime të ngrohta dhe furnizime jetike.

“Shirat e pandërprera” kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe “dëme të konsiderueshme në prona dhe infrastrukturë”, kanë sqaruar autoritetet.

Shërbimi Meteorologjik i Afrikës së Jugut ka paralajmëruar se kushtet ekstreme të motit dimëror do të vazhdojnë të paktën deri në mesin e kësaj jave, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të prekur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/